Europianët po përballen me mijëra fluturime të anuluara dhe nisje të vonuara.
Sipas Corriere della Sera shkaktarët kryesorë janë moti i keq, mungesa e stafit dhe planifikimi i gabuar i linjave ajrore.
Vetëm me 28 qershor janë anuluar rreth 600 fluturime dhe 800 të tjera janë vonuar.
Gjithashtu disa kompanive të avionëve u është dashur që të akomodojnë pilotët ose klientët në hotele.
Përveç këtyre kompanitë do të duhet që të shtojnë kompensimin dhe rimbursimet për udhëtarët.