Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin për shkarkimin e gjyqtares së Korçës Ariola Kristo.
Vendimi u mor në mënyrë unanime dhomë këshillimi nga trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Në shtator të vitit 2021 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori vendim për shkarkimin e gjyqtares Kristo për shkak të problemeve me pasurinë.
Problemet lidheshin kryesisht me mungesën e burime të ligjshme për ndërtimin e një shtëpie si dhe për balancën negative të fondeve në shumën prej 6.8 milionë lekësh.