Kryetari i bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin Marinaj ka reaguar në lidhje me deklaratën e Partisë Demokratike.
Marinaj shprehet se nuk u habit pasi interesat e tyre po i vendosin para interesit të malësorëve dhe Malësisë.
“U habita nga “skenari” i dobët, i shkruar apo i frymëzuar nga ndonjë pasdritare, “skenar” që nxjerr zbuluar edhe qëllimin për të cilin u sajua. Vitin që vjen, ka zgjedhje dhe Malësia e Madhe dhe malësorët, do të votojnë për qeverinë e tyre, sigurisht për të rikonfirmuar këtë mazhorancë dhe kryeministrin Edi Rama”, theksoi kryebashkiaku.
Më tej ai shkruan se armiku i PD që është Tonin Martinaj është votuar tre herë radhazi nga malësorët me votë të palëkundur.
PD kërkesë Prokurorisë: Verifikoni kryebashkiakun e PS-së Tonin Marinaj