Ambasada amerikane në Tiranë ka zgjedhur ta kujtojë në një formë ndryshe shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadarenë.
Ambasada iu ka kërkuar diplomatëve amerikanë të saj në Tiranë të ndajnë mendimet e tyre për disa nga veprat më të njohura të shkrimtarit.
“Në nder të veprës së gjigandit shqiptar të letërsisë Ismail Kadare, ne u kërkuam diplomatëve amerikanë në Ambasadën e ShBA në Tiranë të ndajnë mendimet e tyre për disa prej librave të tij. Shihni vlerësimet e tyre dhe bashkojuni bisedës duke ndarë me ne librin tuaj të preferuar të Kadaresë në komente”, shkruan ambasada amerikane.