-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi del në rrugë dhe fton qytetarët në protestë

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka vijojnë takimet për të ftuar qytetarët në protestën e 11 Korrikut në Tiranë.

“Në 11 Korrik, ora 20:00, të gjithë bashkë protestojmë kundër padrejtësisë, kundër mashtrimit të Edi Ramës me shëndetësinë falas, kundër korrupsionit që po i merr frymën qytetarëve të ndershëm, kundër taksave të larta, kundër shpopullimit.

Gjatë takimit me banorët në Njësinë 9 në Tiranë, tregtarët ankohen për rënien e fuqisë blerëse, ndërsa qytetarët ankohen për kushtet e vështira ekonomike.

11 Korriku, është moment reflektimi dhe proteste për çdo shqiptar!  Ditën e enjte, ora 20:00, të bëhemi bashkë përpara Kryeministrisë, të protestojmë për Shqipërinë, të protestojmë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës.

Shqipëria duhet të dalë nga gjendja e pashpresë ku e ka futur qeverisja e korruptuar e Edi Ramës. Të gjithë bashkë mund t’ia dalim të bëjmë realitet ndryshimin e shumëpritur” shkruan Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit