Pezullohen nga detyra mbi 20 punonjës të drejtorisë së policisë Korçë dhe drejtorisë së Kufirit e Migracionit.
Punonjësit e policisë akuzohen se kanë abuzuar me fondet sa i përket dietave, shërbimeve, shpenzimeve të tjera të shërbimit të Frontex dhe falsifikimit të dokumenteve.
Hetimi është i shtrirë në periudhën 2020-2024. Gjithashtu po hetohen në gjendje të lirë edhe punonjës të tjerë.