Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka konfirmuar për “Sport Italia” se javën që vjen do takohet me trajnerin Sylvinho.
“Kontrata e tij ka përfunduar pas eliminimit nga Europiani, por ne i kemi ofruar rinovimin që në muajin janar dhe propozimi qëndron ende. Besoj se do të finalizojmë shpejt marrëveshjen, pasi edhe ne duam të vazhdojmë bashkëpunimin. Aktualisht Sylvinho është me pushime dhe javën e ardhshme do të takohemi sërish për të diskutuar për vijimin e punës së nisur së bashku”, tha Duka.