Mbledhja në Këshillit Bashkiak Elbasan ka filluar me tensione.
Grupi i këshilltarëve të opozitës kanë hyrë me protestë në sallë pasi kundërshtojnë rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.
Kreu i grupit të këshilltarëve të opozitës Blendi Himçi deklaroi bojkot pa afat të mbledhjeve të këshillit bashkiak.
Mbledhja u ndërpre të hënën pas incidenteve që ndodhi në sallë pasi qytetari goditi me dosje këshilltarin e PS.