Policia italiane ka arrestuar shqiptarin me urdhër-arresti europian të lëshuar nga Gjykata e rrethit Hannover Gjermani.
43-vjeçari shqiptar kërkohej pasi ishte anëtar i një organizate kriminale dhe merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.
Ai u dërgua në burgun Sollicciano, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor për vlerësime në lidhje me ekstradimin.