-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku nga Gjermania: Integrimi s’arrihet me propagandë, por me ekonomi dhe garë!

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është përzgjedhur nga qeveria gjermane së bashku me dy deputetë të mazhorancës për një tur takimesh dhe diskutimesh në Gjermani, të fokusuar tek procesi i integrimit europian të Shqipërisë, ku e cila me anë të një video-mesazhi në faqen e saj facebook u shpreh se integrimi i vendit nuk bëhet përmes propagandës së hapjes së kapitujve por mbi bazën e një vullneti politik, ku sipas saj mazhorancës i mungot ky vullnet për të çuar përpara reformat reale që kërkon BE.

Postimi i Tabakut

Pas dy ditësh intensive takimesh në Bundestag, në Kancelari, në Ministrinë e Jashtme, me organizata biznesi, me shoqata gjyqtarësh dhe me think tank-e, për të diskutuar mbi procesin e integrimit europian, që është bërë sot kryefjalë edhe për faktin se Shqipëria për pesë muaj të gjatë ka qenë në një udhëkryq.

Rruga e integrimit kalon përmes institucioneve të forta. Tërheqja e investimeve të huaja kërkon institucione të forta, kërkon reforma ekonomike që sot, fatkeqësisht, nuk janë kryer. Kërkon njëkohësisht ekonomi tregu dhe garë.

Nga ana tjetër, rruga e integrimit kalon edhe përmes parlamentarizmit. Përmes debatit, kontrollit dhe institucioneve që duhet të jenë gardiane të ligjit, për të ruajtur demokracinë, për të luftuar korrupsionin dhe njëkohësisht për të luftuar krimin e organizuar.

Nuk ka asnjë garanci tjetër për ta ndërtuar Shqipërinë. Nuk ka asnjë kompromis tjetër për ta ndërtuar Shqipërinë, përveç procesit të integrimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit