Ambasada amerikane e ka kujtuar shkrimtarin Ismail Kadare në një formë pak më ndryshe.
Institucioni i ka kërkuar diplomatëve amerikanë të saj në Tiranë që të ndajë mendimet për disa nga librat e Kadaresë.
“Në nder të veprës së gjigandit shqiptar të letërsisë Ismail Kadare, ne u kërkuam diplomatëve amerikanë në Ambasadën e ShBA në Tiranë të ndajnë mendimet e tyre për disa prej librave të tij. Shihni vlerësimet e tyre dhe bashkojuni bisedës duke ndarë me ne librin tuaj të preferuar të Kadaresë në komente”, thuhet në postimin e ambasadës, ndërkohë më poshtë janë dhe mendimet e diplomatëve.
Homazhet për Ismail Kadarenë po mbahen aktualisht në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.