Mbrëmjen e së martës në Veneto një 32-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia e Bolzanos.
Shqiptari ka qenë i dënuar disa herë dhe është fshehur nga miqtë e tij duke u arratisur në Itali.
Në 24 qershor pas ndeshjes midis Spanjës dhe Shqipërisë ai ka qëlluar me thikë dy italianë.
Shqiptari i plagosi dy italianët njërin në krah dhe tjetrin në qafë.
Hetimi për shqiptarin filloi menjëherë dhe përfshinte analizën e video-incizimeve dhe deklaratat e shumta të dëshmitarëve. Kjo bëri të mundur jo vetëm identifikimin e autorit, por edhe rindërtimin e radhës së ngjarjeve.