Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi përmes një dekklarate u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës.
Këlliçi u shpreh se arrestimi i Beqajt është një show për të hequr vëmendjen nga vendimi i një dite më parë i Gjykatës së Posaçme të Apelit për dosjen 5D.
“Në vend që të arrestohej për abuzimin, vjedhjen e qindra milionë eurove dhe shkatërrimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri, u arrestua pikërisht sot për disa fatura restorantesh dhe vetëm për të hequr vëmendjen nga vendimi i djeshëm për dosjen 5D dhe kreun e këtij Grupi të Strukturuar Kriminal Erion Veliaj”, tha Këlliçi.