Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë vendimin në lidhje me vlefshmërinë për mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Ilirjan Celibashi pranoi kërkesën e palës së Belerit për ta dëgjuar lidhur me pretendimet për këtë çështje.
“Mund ta organizojmë ndoshta, mos duhet të vijë nga vendi i vuajtjes së dënimit, të paraqitet fizikisht, ose mund ta organizojmë me platformë. Seancën e shtyjmë për nesër në orën 10:30”, theksoi kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi.
Fredi Beleri u dënua me dy vite burg nga Gjykata e Posaçme nën akuzën e shitblerjes së votave.
Nëse mandati i Belerit quhet i pavlefshëm, presidenti ka të drejtën kushtetuese të shpallë zgjedhje të pjesshme vendore brenda 45 ditëve për një kryetar të ri për drejtimin e Bashkisë së Himarës.