Kryetari i grupit të PS-së, Bledi Çuçi ka kërkuar përjashtimin e Gazment Bardhit pasi sipas tij ofendoi Erion Braçen me fjalët “gore”. Kishte një shpjegim sipas tij edhe për kërkesën për interpelancë dhe emërimin që Rama i bëri agjentit rumun si këshilltar.
“Zonja Nikolla mbani rendin e seancës. Kryetares së Kuvendit nuk mundet t’i drejtoheni në atë mënyrë, me një fjalor të tillë. Jam me atë që u drejtove. Hipokrizia në këtë parlament, ka marrë përmasa që lidhen me një fakt historik, që i ka dalë boja.
Koha kur Damir Fazlliç ulej në Këshillin e Sigurimit dhe një këshilltar i marr nga mafia, ka kaluar. Personi për të cilin kryetari i grupit kërkoi interpelancë është një ish-zyrtar i lartë i shërbimeve inteligjente, me gradën gjeneral që ka udhëhequr procese që lidhen me luftën kundër korrupsionit.
Kryeministri shqiptar e ka marrë në këtë pozicion kur nuk ishte më në atë detyrë. Në momentin që kryeministri e ka marrë vesh këtë gjë, e ka larguar. Merrni masa, qoftë nga deputetët e opozitës apo dhe ata të PS-së, që t’i përjashtoni menjëherë nëse ka shkelje dhe fyerje”, tha ai.