Një i vdekur në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:20 në autostradën Tiranë-Durrës.
R. T. 35 vjeç duke drejtuar motomjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë shtetasi R. T. ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.