Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka gjatë fjalës së tij në parlament ka deklaruar se 11 korriku do të jetë dita e madhe ku shqiptarët do të protestojnë.
Noka u shpreh se kjo mazhorancë e ka kthyer Shqipërinë në të vetmin vend në Europë, që ka një drejtësi politike.
“Mosbindje civile dhe kryengritje. 11 korriku është hapi i parë, dita kur shqiptarët do të vërshojnë në bulevard përballë simbolit të së keqes për t’i thënë ndal.
Kjo është e faktuar si një mazhorancë që shndërroi Shqipërinë në të vetmin vend në Europë me drejtësi politike”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.









