-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmohet blindi, hajdutët marrin 3 milionë euro

Kryesoret

Një grup prej 10 personash të maskuar kanë arritur të sulmojnë mjetin e blinduar që po lëvizte në autostradën Brindisi-Lecce në Itali.

Ata me anë të sulmit arritën që të grabisin 3 milionë euro.

Për të penguar mbërritjen e policisë në vendin e ngjarjes grabitësit i vunë flakën gjashtë makinave që ndodheshin në anën tjetër të autostradës.

Grabitësit u larguan në fshatrat përreth dhe policia gjeti 300 euro kartëmonedha që siç dukej i përkisnin atyre.

Nga hetimet e policisë rezulton që nuk ka të lënduar në mesin e rojeve që ndodheshin brenda mjetit të blinduar.

Zëvendëskryetari i komisionit parlamentar Antimafia, deputeti i Brindisit, Mauro D’Attis ndërhyri për këtë çështje dhe i kërkoi ministrit të brendshëm që të ndërhynte me vendosmëri për të kapur bandën që kreu grabitjen.

Gjithashtu edhe Senatori i Leçes, Roberto Marti, kërkoi dërhyrjen e ministrit, i cili “i dha një përgjigje të shpejtë”, me mbledhjen e komitetit krahinor për rendin dhe sigurinë, duke thënë se “akte të tilla janë të papërshkrueshme dhe nuk duhet të përsëriten”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit