Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pasi presidenti ka dekretuar 4 gushtin për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës.
Bardhi shprehet se presidenti ka dekretuar zgjedhjet pa asnjë konsultë.
“Teatri i sotëm i koordinuar mes Edi Ramës dhe një gjenerali të bërë ushtar, është një atentat ndaj shtetit ligjor, që tregon asgjesimin politik të institucionit të Presidentit të Republikës. Vendimi i sotëm i KQZ nuk është ende i ekzekutueshëm pa kaluar afati i ankimit”, shkruan Bardhi.
Ai shprehet se Begaj po gabon rëndë se mendon se problemet e tij në detyrat shtetërore do ti tejkalojë si vartës i kryeministrit.