Presidenca ka reaguar në lidhje me vendimin që KQZ mori për heqjen e mandatit të fredi Belerit.
Ndërkohë presidenti dekretoi datën 4 gusht për zgjedhjet në Himarë.
Presidenca shpjegon se Begaj caktoi datën e zgjedhjeve pasi u njoftua zyrtarisht për vakancën e krijuar.
“Presidenti vihet në levizje me njoftim. Në sistemin ligjor shqiptar ka vetëm një rrugë ligjore për vënien në lëvizje të Presidentit të Republikës, në rastin e vakancave në qeverisjen vendore. Kjo rrugë është rruga e njoftimit nga Këshilli i Ministrave. Për të shqyrtuar çështjen Presidenti ka në dispozicion vetëm 48 orë”, thotë Presidenca.