-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erion Dasho: Koha për të flakur boratët në koshin e plehrave të historisë!

Kryesoret

Arrestimi i Beqes së Boratit dje ishte lajmi i mëngjesit dhe me siguri i ditës. Në fakt, me 500 milionë euro të shpërdoruara në katër koncesione, arrestimi i atyre që kanë firmosur për to dukej vetëm çështje kohe. Prej një viti, një grup vartësish të Beqes dhe një i dyshuar ortak në hajdutëri me të ndodhen nën masa të ndryshme sigurie, dy prej tyre në burg.

Por me kalimin e orëve dolën detajet e çështjes dhe çuditërisht u mësua se arrestimi nuk lidhet me aferat e koncesioneve, për të cilat Beqja po hetohet në liri dhe po akuzohet jo për hajdutëri, por për shpërdorim detyre, por me aferën e abuzimit me fondet e BE-së.

Me sa duket, drejtësia e Boratëve ja fali Beqes abuzimin me “miellin e fukarasë”, por kur ky i fundit “u kruajt me miellin e gjermanit”, atëherë drejtësia nuk e fali më.

Shembuj si ky i sotmi, ku drejtësia vonon, por nuk harron, janë të mirëpritur nga shqiptarët.

Së pari, nxjerrin në dritë të diellit babëzinë e rilindësve që nuk lënë pare pa abuzuar dhe fond pa vjedhur.

Së dyti, provojnë katërcipërisht se akuzat e opozitës dhe shoqërisë civile në vite kanë qënë të drejta, të bazuara në fakte dhe të provueshme.

Së treti, japin shpresë se vetë Boratit dhe Lalit të vet po u ngushtohet laku dhe se pas Tigrit dhe Beqes radhën e kanë ata të dy të japin llogari para ligjit për miliardat e abuzuara në 11 vjet keqqeverisje.

Së fundi, ngjallin entuziazëm tek mbështetësit e ndryshimit, demokratët, opozitarët, qytetarët në Shqipëri dhe emigracion se sektit më kobzi të politikës shqiptare, rilindjes, i ka ardhur fundi i pashmangshëm.

Qytetarët kanë tashmë shumë më tepër motiv për t’ju bashkuar opozitës në protestat e përnatshme dhe protestën e 11 korrikut!

Koha është sot për të flakur Boratin dhe boratët në koshin e plehrave të historisë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit