Pak minuta pasi KQZ i hoqi mandatin Fredi Belerit, Kryeministri Edi Rama i ka nisur letrën Presidentit Bajram Begaj që të shpallë zgjedhjet e pjesshme lokale në bashkinë Himarë.
Tashmë është në dorën e kreut të shtetit që brenda 45 ditëve të shpallë zgjedhjet. Në krahun tjetër, Beleri ka deklaruar përmes përfaqësuesve të tij që do të ankimojë në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit.
Fredi Beleri kërkoi sot që të lejohet që të betohet dhe më pas të ishte vetë Rama që ta shkarkonte dhe jo ta bënte këtë me duart e Celibashit.