Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri i dënuar me dy vite burg ndodhet në ambientet e KQZ, pasi po merr pjesë në seancën ku po shqyrtohet vlefshmëria e mandatit të tij.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi dje që shqyrtimi i mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit të zhvillohej ditën e sotme.
Vendimi u mor, sepse avokatja e Belerit kërkoi që ai të dëgjohet në seancë, pasi sipas saj Beleri nuk është njoftuar për këtë procedurë.