Mbrëmjen e sotme një sherr ka ndodhur në rrugën “Ramiz Aranitasi” Fier.
Gjatë një konflikti për motive të dobëta 39-vjeçari me iniciale Xh.M., ka goditur me thikë 23-vjeçarin me iniciale Xh.B.
23-vjeçari si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Ndërsa 39-vjeçari është arrestuar nga policia.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.