-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shuhet zjarri në Llogara, Peleshi: Piromanët do të përballen me ligjin

Kryesoret

Forcat zjarrfikëse kanë punuar gjithë natën për të shuar zjarrin që ra pasditen e djeshme në Qafën e Llogarasë.

Në ndihmë ka shkuar dhe ushtria dhe mësohet se rreth orës 04:00 është arritur që flakët të vihen nën kontroll dhe po punohet për të shuar të gjitha vatrat si dhe po kontrollojnë zonën për të mos pasur aktivizim të flakëve.

Ndërkohë mbrëmë u arrit të shuhej zjarri në kodrën e Gjilekës në Dhërmi. Për shuarjen e flakëve u mobilizuan 40 zjarrfikës dhe një helikopter.

“Vatra e zjarrit në Qafën e Llogarasë është arritur të shuhet, pas përpjekjeve të përbashkëta të forcave zjarrfikëse, Forcave të Armatosura, Administrata e Zonave të Mbrojtura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile.

Mbi 40 efektivë të tjerë nga #FA iu bashkuan aksionit në orët e para të mëngjesit dhe po bëjnë krehjen e zonës, për izolimin përfundimtar të vatrës.

Një thirrje për të gjithë ata banorë, që me veprimet e tyre vënë në rrezik pasurinë kombëtare: Do të përballen më ligjin, i cili është i qartë dhe i rreptë për piromanët” tha ministri Niko Peleshi.

Në një deklaratë për mediat mbrëmjen e djeshme drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses, Arben Ceka, tha se një zjarrvënia në Llogara ka qenë e qëllimshme dhe se do vendosen para ligjit autorët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit