Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në gazetën amerikane “New York Times”ka komentuar opinionin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Aleksandër Vuçiç tha se Kurti vuan që ta vesh uniformën dhe të aktrojë si një Zelenskiy i vogël në Ballkanin Perendimor.
“Siç po armatosen ata, në fakt po armatoset nga turqit nëpërmjet gjermanëve e amerikanëve shumë më tepër sesa unë dua, e shumë më pak sesa që ai do të dëshironte. E sa u përket atyre marrëzive të tij se kush dëshiron luftë, ai është i vetmi që do luftë, pasi që gjithë jetën e tij lëngon që ta veshë uniformën dhe të shtiret në Ballkan si Zelensky i vogël”, ka thënë Vuçiçi.