Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet se ka rrëmbyer një vajzë 26-vjeçare dhe djalin e saj 5-vjeçar.
Sipas mediave italiane raportohet se 33-vjeçari e kishte përndjekur teksa ajo po dërgonte fëmijën e mitur në çerdhe dhe alarmi u dha nga bashkëshorti i gruas.
Nën kërcënimin e thikës shqiptari i ka detyruar të ndalonin dhe më pas ka marrë vetë drejtimin e automjetit, ndërsa nënë e bir i ka vendosur lidhëse plastike rreth kyçeve të këmbës.
Policia italiane më pas ka zbuluar sistemin e targave dhe gjetën mjetin e drejtuar nhga shqiptari i cili mbante peng gruan dhe fëmijën.
“Po të mos e kishim ndaluar, ai do t’i kishte vrarë”, shpjegon komandanti i Karabinierëve të Padovës.