Askush nuk e priste këtë. Derisa partia e së djathtës ekstreme e Marine Le Penit, Tubimi Kombëtar, nuk pritej ta siguronte shumicën në Parlamentin me 577 vende në Francë, ajo parashikohej t’i fitonte mbi 200 vende.
Nëse parashikimeve të hershme por shpesh të sakta franceze duhet t’u besojmë, Tubimi Kombëtar do të përfundojë i treti me rreth 150 deputetë.
Në vend të tij, fituesi i madh është aleanca majtiste e krijuar së voni, Fronti i Ri Kombëtar – një koalicion i të gjelbërve, socialdemokratëve, komunistëve dhe partisë majtiste të Jean-Luc Melenchonit, “Franca e Panënshtruar”.
Ky koalicion i gjerë pritet t’i ketë afër 200 deputetë të zgjedhur.
Madje edhe koalicioni i qendrës i presidentit Emmanuel Macron, “Bashkë”, pritet të dalë para partisë së Le Penit.
Çfarë e shkaktoi këtë befasi?
Së pari, pjesëmarrja në votim, 67 për qind, e cila është më e larta në zgjedhjet parlamentare franceze këtë shekull.
Duket e qartë se bisedat për votimin më të rëndësishëm në historinë e vendit e kanë gjallëruar elektoratin kundër Tubimit Kombëtar. Për më shumë kliko KËTU









