Pas tubimit para Kryeministrisë mijëra protestues po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës.
Me thirrjet “Rama dorëhiqu”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi” apo dhe “Shqipëria nuk shitet”, qytetarët dominojnë rrugët e kryeqytetit.
Protestuesit i kanë bërë thirrje edhe SPAK të lëshojë urdhër arresti ndaj Edi Ramës, pasi sipas tyre ka aleat dhe mbështetje të gjithë popullin.
‘Fashist i vetëm je ti’- Protestuesi-Ramës: Jemi gati të rrethojmë Kryeministrinë!









