-sidi education-spot_img
18.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputetja braktis PS/ Artisti: Vendim kurajoz, të ndiqet nga të tjerët për një Shqipni ndryshe!

Kryesoret

Artisti shkodran Adrian Paci, me anë të një postimi në faqen e tij faecbook ka reaguar në lidhje me vendimin e deputetes Marjana Koçeku, e cila sot ka njoftuar largimin e saj nga grupi parlamentar i PS.

Në postimin e tij Paci thekson se ky është një vendim kurajoz ku dhe duhet të ndiqet nga të tjerët për të hapur rrugë një pakti të ri, për një Shqipëri ndryshe.

Postimi i Pacit

Dorëheqja e Marjana Koçekut nga grupi parlamentar i PS asht një sinjal i fortë se pushteti nuk mundet me qenë qëllim në vetvete e se reflektimi, vetëpërmbajtja e tërheqja nuk duhen konsiderue si dobësi, por si bashkëudhetarë të detyrueshëm sidomos për ato të cilët vullneti i qytetarëve i ka mveshë me pushtet. Asht e qartë se sot kërkohet një pakt i ri mes shoqnisë dhe elitës politike e kjo nevojë e fton klasën drejtuese me ba një hap mbrapa. Rregulla të reja loje duhen hartue e këto rregulla duhet ta sanksionojnë qarkullimin e elitave si mekanizmin e domosdoshëm që gërsheton stabilitetin me nevojën e vazhdueshme për ndryshim. Të lumtë Marjana për vendimin tand kurajoz e uroj që shumë të tjerë ta ndjekin për me i hape rrugë një pakti të ri për një Shqipni ndryshe.

Ramës i largohet deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit