-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëshqitje dheu në Nepal, 11 persona të vdekur, 8 të zhdukur

Kryesoret

Shirat e dendur shkaktuan rrëshqitje dheu dhe përmbytje në Nepal, duke vrarë të paktën 11 persona në 36 orët e fundit dhe duke bllokuar sektorët kryesorë të rrugëve, thanë autoritetet sot.

Tetë persona të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi u përfshinë nga përmbytjet ose u varrosën nga rrëshqitjet e dheut, ndërsa 12 të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spitale, tha zëdhënësi i policisë Dan Bahadur Karki për agjencinë e lajmeve Reuters.

Më tej ai shtoi se shërbimet e urgjencës po përpiqen të hapin rrugët dhe të largojnë mbeturinat e sjella nga rrëshqitjet e tokës duke përdorur pajisje të rënda ndërtimi.

Ndërsa një zyrtar lokal Raj Fuyal tha se në Nepalin juglindor, lumi Kosi, i cili shkakton përmbytje vdekjeprurëse në shtetin lindor indian të Biharit pothuajse çdo vit, është ngritur mbi nivelin e rrezikut dhe autoritetet u kanë kërkuar banorëve të “qëndrojnë vigjilentë” pasi ekziston rreziku i “përmbytjeve të mundshme”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit