Kreu i SPAK Altin Dumani u shpreh sot për gazetarët se do të respektohet vendimi i Gjykatës së Lartë për dosjen e 21 Janarit për të filluar hetimet për vrasjen e katër protestuesve në bulevard. “Materialet depozitohen dhe patjetër lind nevoja për koordinim me prokurorinë e Tiranës” tha ai.
Tani SPAK është i detyruar të regjistrojë menjëherë kallëzimin ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, ish ministrit të brendshëm Lulzim Basha, dhe ish komandantit të gardës Ndrea Prendi të akuzuar nga trashëgimtarët e katër të vrarëve në demonstratën e 21 janarit.