Dy persona janë arrestuar në Durrës pasi po drejtonin makinat në gjendje të dehur.
Sipas informacioneve nga komunikata zyrtare 61-vjeçari me iniciale R.Rr dhe 37-vjeçari me iniciale F.A., po drejtonin mjetet e tyre në gjendje të dehur.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.