Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka udhëtuar sot drejt Uashingtonit.
Ai do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në cilësinë e anëtarit të delegacionit të kryesuar nga kryeministri Rama.
Ministria e Jashtme thotë që ministri Hasani do të marrë pjesë në takimin e bashkëorganizuar nga Kanadaja, Gjermania dhe SHBA-të, mbi ndryshimet klimatike.
Gjithashtu dhe në takimin e punës për Gratë, Paqja dhe Siguria i cili do të trajtojë sfidat e reja të mjedisit të ndryshuar të sigurisë.