Një situatë e tensionuar ka ndodhur përpara Gjykatës së Rrethit Durrës.
Pak para nisjes së seancës së dhënies së masave të sigurisë për dy të arrestuarit nga operacioni “Summer” dhe “Tempulli” disa gra janë shfaqur duke bërtitur.
Menjëherë ata janë ndaluar nga policia.
Gjatë operacionit janë arrestuar 15 persona dhe 3 janë shpallur në kërkim e 4 të tjerë po procedohen penalisht.
Gjithashtu janë sekuestruar një arsenal armësh, drogë, shuma parash telefona, automjete.