Gjatë natës në Durrës u dogjën dy makina të parkuara afër njëra-tjetrës.
Sipas uniformave blu zjarri ka rënë në makinën tip “Benz” të kryeinxhinierit të OSHEE Arben Alushi.
Më pas si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe makina tjetër e personit me iniciale E.H., që ishte parkuar aty.
Ndërkohë grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Durrës/ Digjen dy automjete në zonën e ish URT, njëra e kryeinxhinierit të OSHEE