-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FT: Trump do të përmbyste situatën në Ballkan

Kryesoret

Gazeta britanike, “Financial Times” shkruan se pikëpyetja e madhe për rajonin e Ballkanit është se si mund të ndikojë rizgjedhja e Donald Trump. “Intensiteti i negociatave mund të rritet në mënyrë dramatike nëse Trump rizgjedhet”, shkruan FT.

Richard Grenell ka sinjalizuar në diskutime private se nëse ai emërohet në një rol të lartë në një mandat të dytë të mundshëm të Trump, Ballkani do të ishte prioritet për të dhe se ai e sheh Serbinë dhe rajonin si një aleat natyror të Amerikës.

“Kur Grenell ishte i dërguari i Ballkanit, ai shtyu fort për një marrëveshje, sipas diplomatëve në rajon. Ai ndërpreu strategjitë e BE-së duke argumentuar për një zgjidhje të shpejtë, duke zemëruar shumë zyrtarë europianë dhe disa diplomatë të Departamentit të Shtetit me tonin e tij konfrontues.

Ai gjithashtu bëri të qartë se kishte pak kohë për qëndrimin e Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës. Vitin e kaluar, zyrtarët e BE-së dhe administrata e Bidenit gjithashtu janë frustruar me Kurtin, duke e akuzuar atë si të pakompromis dhe që minon shpresën për një zgjidhje” vijon më tej shkrimi.

“Zyrtarët kosovarë shqetësohen se një administratë e dytë Trump do të ishte e butë ndaj Vuçiçit. Aleatët e Grenellit përgjigjen duke treguar se si ai, në të kaluarën, i ka ushtruar presion Vuçiçit për t’u larguar nga Moska dhe e kanë shtyrë atë ta diversifikojë furnizimin e tij me energji nga Rusia, e cila siguron pjesën më të madhe të gazit të Serbisë.

Për Vuçiçin, një shtytje e përshpejtuar për një marrëveshje do të përbënte një dilemë. Pranimi i pavarësisë së Kosovës është një kusht formal për integrimin e Serbisë në BE. Megjithatë, të dorëzohesh ndaj presionit të perëndimit dhe të pajtohesh me të mund të jetë vetëvrasje politike”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit