Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi i cili po gjykohet në Hagë për krime lufte, i është ndaluar pjesëmarrja në seancë pasi kishte vendosur një kravatë.
Krasniqi kishte vendosur kravatën kuq e zi dhe me shqiponjën dykrenare.
Në lidhje me këtë ka reaguar vajza e tij Gresa Krasniqi me anë të një postimi në rrjetin e saj social.
Gresa shprehet se babait të saj mund ti heqin shqiponjën nga gjoksi por jo nga zemra.
Gjithashtu ajo e krahason ish kryetarin me Mic Sokolin.