-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria e Kosovës: Heqja e kollares së Krasniqit, akt absurd

Kryesoret

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova që të marrë veprime për të adresuar çështjen e heqjes së kollare së Jakup Krasniqit para seancës gjyqësore në Speciale të hënën. Haxhiu e ka cilësuar akt absurd kërkesën për heqjen e kollares.

Të hënën, Specialja nuk i lejoi Krasniqit ta mbajë kollaren me shqiponjë, të cilën e kishte edhe në seanca të mëhershme. Në seancë u ngrit kjo çështje nga avokatja e Krasniqit.  Specialja nuk është përgjigjur për këtë çështje.

“Përmes kësaj letre, ju shkruaj lidhur me situatën e fundit që ka ndodhur në seancën gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës. Sipas informatave që kemi pranuar, para se z. Jakup Krasniqi të hynte në sallën ku mbahen seancat gjyqësore, iu është larguar kollarja që mbante veshur, pa asnjë arsye dhe pa asnjë justifikim.

Madje kur kjo është ngritur si shqetësim nga avokatja, e njëjta ka marrë përgjigjen nga gjyqtari Charles Smith se ai nuk ka informacione dhe që do të interesohet për këtë. Ky veprim ka shkaktuar shqetësim të thellë dhe indinjatë në opinionin publik të Kosovës”, thuhet në letrën e Haxhiut drejtuar kryetares së Dhomave të Specializuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit