Ende nuk ka asgjë zyrtare, por nga zyrat e FSHF-së ka dalë lajmi në media se Sylvinho është shumë pranë rinovimit me Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. Sipas burimeve mediatike, shpejti do të nënshkruhet edhe kontrata e re mes federatës dhe trajnerit.
Nuk është drafti i kontratës së parë që brazilianit iu vendos në tryezë nga Duka, por ka disa përmirësime. Megjithatë ende nuk ka asgjë zyrtare. Pak ditë më parë në media qarkulluan disa lajme se trajneri mund të largohet pasi ka marrë disa oferta të mira.
A ishte kjo për të rritur pazarin? Këtë do ta tregojnë ditët në vazhdim. Megjithatë pas Europianit, nëse do të qëndrojë objektiv i vetëm është Botërori.