Në orët e para të mëngjesit në Greqi një 22-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë.
Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur në orën 02:20 të mëngjesit në rrugën Dodekanision.
Raportohet se persona që udhëtonin me një mjet tip Audi kanë qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip Smart.
Nga të shtënat mbeti i plagosur lehtë në kofshë shqiptari i cili ishte pasagjeri i Smart dhe shoferi i Smart-it e braktisi atë të mbuluar me gjak dhe u zhduk.
Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar policinë dhe i riu është dërguar me autoambulancë në spital.
Gjithashtu shqiptari ditën e djeshme raportohet se ka dalë nga burgu pasi ishte arrestuar për drogë