Një zjarr ka rënë në një zonë me pemë frutore në Muzinë, Finiq.
Sipas informacioneve flakët e zjarri janë pothuajse në kufi me Dropullin.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të Finiqit, Delvinës dhe Gjirokastrës.
Mirëpo nga era iu është vështirësuar punë dhe ka shkuar një helikopter që po ndihmon në vënien e situatës në kontroll.