Gjykata Kushtetuese shfuqizoi dje disa dispozita në Ligjin për Komisionin Hetimor.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi me anë të rrjetit social X ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Bardhi thotë se ky vendim i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e të gjitha dispozitave të kundërshtuara nga ana jonë nuk po përbën asnjë surprizë.
“Ky vendim i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese na provoi edhe atë që prej kohësh kemi thënë me zë të lartë: Në Shqipëri është asgjësuar institucioni i Presidentit të Republikës”, shprehet Bardhi.
Ai thotë që Begaj në vend që ti qëndronte besnik betimit për të respektuar Kushtetutën vendosi që të shërbejë si një ushtar i Ramës.
Më tej Bardhi theksoi se Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë duke gjetur në antikushtetueshmëri dyshen Rama-Begaj.