-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Je e telekomanduar”! Debat për Gërdecin, Mediu: Çfarë gabimi kam bërë unë?

Kryesoret

Seanca e sotme e gjyqit për Gërdecin u përfshi nga debati dhe akuzat. Dy avokatët e Fatmir Mediut, Henrik Ligori dhe Ardian Visha debatuan me gjyqtaren Irena Gjoka dhe prokurorin Arben Kraja për pyetjet që u drejtuan 5 ekspertëve Bexhed Zeqiri, Ymer Stafa, Rasim Metallari, Latif Cela, dhe Mondi Hoxha që kanë përcaktuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga shpërthimi i 15 marsit 2008.

Fatmir Mediu u shpreh se kërkon që të dijë nga ekspertët se cfarë dëmi kanë sjellë veprimet e tij kur ishte ministër i Mbrojtjes në kohën e shpërthimit të Gërdecit.

Prokuroria ka ndërtuar akuzën, ka sjellë aktin e ekspertimit, duhet të thotë ku janë përgjegjësitë e ministrit. Në këtë akt ka marrëdhënie që nuk lidhen me ministrin. Duhet të thotë aktet me të cilat ka vepruar ministri që ka sjellë këtë dëm” tha ai.

Avokati Ardian Visha tha në gjyq dhe jashtë për mediat se veprimet e gjyqtares janë të telekomanduara. “Procesi është në fazën e pyetjes së ekspertëve që janë caktuar nga prokuroria e kohës nëse ka apo shkelje në kontratën për Gërdecin. Ju e patë vetë që 80% e pyetjeve tona, gjykata ndërhynte dhe u sugjeronte ekspertëve që të mos përgjigjeshin.

Në krahun tjetër sa herë ndërhynte prokuroria ishte ndryshe, ky është standard i dyfishtë dhe na bën të shprehim revoltën. Ndërhyra se nuk kemi pse të dëgjojmë leksione në gjyq. Veprimet e gjykatës janë absolutisht të telekomanduara” tha ai.

Debat për ‘Gërdecin’, prokurori i SPAK-ut: Mos bëni pyetje provokuese! Gjoka: Kujdes!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit