Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar rregullore të re për procedimin disiplinor të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ky vendim u mor në mënyrë unanime ku ishin të pranishëm 9 anëtarët e KLP, si dhe përfaqësues të projektit “EU 4 Justice”.
Në bazë të rregullores një prokuror dhe një gjyqtarë do të konsiderohen të përfshirë në të njëjtën shkelje disiplinore kur duke u mbështetur në të njëjtat fakte ata kryejnë të njëjtën shkelje ose të ngjashme.
Gjithashtu gjatë kësaj mbledhjeje Këshilli vendosi unanimisht edhe miratimin e 2 caktimeve të Përkohshme.
Ndërsa u vendos që Petrit Çano të ushtrojë përkohësisht funksionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Gjirokastër dhe Ermira Manelli, të caktohet përkohësisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan.