Paraditen e sotme është mbledhur Komisioni Hetimor për sistemin TIMS. Për të dëshmuar janë thirrur gjashtë zyrtarë të lartë të shtetit.
Kryetari i komisionit Ervin Salianji u shpreh se socialistët kanë penguar transparencën duke mbajtur mbledhje me dyer të mbyllura.
“Çdo mbledhje që duhet të sillte transparencë e dritë në errësirë, ju e keni mbyllur me vendimmarrje të ndërmjetme duke shkelur ligjin, edhe sipas vendimit të gjykatës tashmë.
Më vjen mirë që rrini me kokë të ulur, sepse shumicën i keni që vjedhin e rrinë me kokë lart. Mbledhjet e bëra me dyer të mbyllura duhet të zbardhen procesverbalet ose të ripyeten dëshmitarët”, tha ai.
Rendi i ditës
- Ora 10:00 – Z. Besnik Dervishi, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe
Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
- Ora 11:00 – Z. Genti Gazheli,
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave;
- Ora 12:00 – Z. Edmond Rrushi,
Drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit;
- Ora 13:00 – Znj. Luneda Sufali,
Kryeinspektore e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor;
- Ora 14:00 – Z. Ardian Bali,
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes;
- Ora 15:00 – Z. Ervin Koçi,
Drejtor i Përgjithshëm i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.