-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër protesta, Berisha thirrje biznesmenëve: Mbyllni qepenat dhe bashkohuni me ne

Kryesoret

Shqipëria iu thërret në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Ky ishte mesazhi që kreu demokrat, Sali Berisha, nga ballkoni i banesës ku qëndron në arrest shtëpie, i ka drejtuar mbështetësve të tij dhe qytetarëve, në prag të protestës që do të mbahet nesër.

“Të bashkohen me ne në respekt të qytetarëve dhe vetes së tyre. I garantoj se administrata do ketë respektin e merituar. I garantoj se pensionistët do të kenë dyfishim të pensioneve dhe se do marrë fund keqtrajtimi dhe përçmimi i tyre me rrogat qesharake. Garantoj mësues dhe nxënës se arsimi, shkollimi, cilësia do të jetë përparësia e të gjitha përparësive tona. Ftoj çdo mësuese dhe mësues të bashkohet me ne në këtë betejë për shpëtimin e arsimit, për shpëtimin e Shqipërisë. Ftoj mjekët, infermierët, të bashkohen me ne kundër këtij regjimi që me vjedhjet, plaçkitjet që u bën fondeve të ilaçeve, fondeve të sterilizimit, fondeve të mjekimit, kryen krime monstruoze kundër njerëzimit.

Bashkohuni me ne të ndryshojmë shëndetësinë tonë, t’i rikthejmë asaj dinjitetin, humanizmin, cilësinë që meritojnë shqiptarët.

Ftoj çdo biznesmen dhe biznesmene nesër të dalë me guxim në shesh sepse ne me ndryshimin që sjellim, duam t’i kthejmë biznesit konkurrencën e lirë.

Duam t’i kthejmë biznesit dinjitetin. Duam t’i përgjysmojmë atij barrën fiskale. Mbyllni qepenat, derdhuni në shesh me qytetarët”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit