-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Samiti i NATO-s, Rama ndan pamjet krah Biden dhe Stoltenberg

Kryesoret

Në Uashington po zhvillohet Samiti i Këshillit të Atlantikut të Veriut, ku merr pjesë edhe Kryeministri Edi Rama.

Ai është fotografuar afër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, dhe Presidentit amerikan Joe Biden.
Pjesë e delegacionit shqiptar është edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Presidenti Joe Biden iu drejtua udhëheqësve të vendeve të NATO-s gjatë një fjalimi të martën në Uashington, duke vënë në pah unitetin e aleancës kundër agresionit rus në Ukrainë dhe nënvizuar angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës ndërsa ai drejton Shtëpinë e Bardhë.

“Sot, NATO-ja është më e fuqishme se kurrë, me 32 shtete të forta”, tha zoti Biden teksa mirëpriti udhëheqësit në një mbrëmje për të shënuar 75 vjetorin e aleancës. “Është gjë e mirë që jemi më të fortë se kurrë, sepse ky moment historik ka nevojë për fuqinë tonë të përbashkët”, tha ai me zë të fortë dhe kokën lart.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit