Opozita ka thirrur sot protestë dhe policia ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e tubimit që do të mbahet në orën 20:00, përpara Kryeministrisë.
Leja e kërkuar për zhvillimin e protestës nga ana e opozitës është kërkuar 4 orë, nga ora 20:00 deri në mesnatë
Në gatishmëri do të jenë mbi 1.000 forca policie, përfshirë të gjitha Komisariatet e Tiranës, Forcat Shqiponja dhe ato të Forcave të Sigurisë Kombëtare.
Në gatishmëri do të jenë edhe autobotët me ujë, në rast se do të ketë përshkallëzim të dhunës që do të përdoren për të shpërndarë protestuesit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe i Tiranës Tonin Vocaj kanë mbledhur të gjithë shefat e Komisariateve të Tiranës për të analizuar planin e mbarëvajtjes së protestës.