Avokati i Popullit në një njoftim për mediat ka reaguar në lidhje me protestën që do të mbahet sonte para Kryeministrisë.
Ai thotë që protestat paqësore janë një e drejtë themelore e njeriut dhe një shprehje thelbësore e demokracisë.
“Çdo aspekt i shkeljes së të drejtave të njeriut në këtë protestë do të jetë i monitoruar nga grupet tona në terren dhe do të raportohet në përputhje me detyrimet tona ligjore”, thekson avokati.
Avokati i Popullit shprehet se së bashku mund të sigurojmë që kjo protestë do të zhvillohet në mënyrë paqësore duke treguar se mund të zgjidhim marrëveshjet me dialog dhe respekt.